Prokuroria e Tiranës ka thirrur për t’u paraqitur në organin e akuzës drejtuesen e Korporatës së Investimeve Shqiptare, Elira Kokona.
Sipas burimeve, thirrja është firmosur nga prokurori Dritan Nushi dhe lidhet me një kallëzim të depozituar ndaj saj.
Mësohet se Kokona do të merret në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me objektin e kallëzimit apo natyrën e hetimit.
