Procesi i legalizimeve, Manja ‘lëshon dorën’ në prag të zgjedhjeve: 15 mijë persona do përfitojnë kompensim financiar

Data

15 mijë persona (ose 5200 familje) do të përfitojnë kompensim për shkak të procesit të legalizimeve, me një vlerë totale prej 30 milionë eurosh.

Ministri Ulsi Manja, përmes një konference për shtyp, tha se ish-pronarët do të kompensohen jo vetëm financiarisht, por edhe me sipërfaqe toke.

“Vlera u llogarit nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Ligji i ri solli si risi jo vetëm kompensimin financiar, por edhe kompensim fizik në sipërfaqe prone. Janë dy shtylla ish-pronarësh, ata që kompensohen në vlerë dhe sipërfaqe toke dhe ish-pronarë prona e të cilave është zënë për shkak të ndërtimeve informale. Deri tani janë kompensuar 869 subjekte, në një vlerë 84 mln euro në total, nga ku 763 hektarë tokë si kompensim fizik në total. Ky proces do vazhdojë sepse mbi 19 mijë vendime janë në proces kompensimi financiar dhe fizik.”

Ai shtoi se pjesë e këtij përfitimi janë edhe komunitetet fetare.

“Procesi do të finalizohet deri të enjten”, theksoi ministri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related