“Proces i bunkerizuar dhe pa prova”/ Tedi Blushi: Ilir Meta në burg për qëndrime politike

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas seancës gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke akuzuar drejtësinë për mungesë transparence dhe provash.

Blushi deklaroi se vendimi i Gjykatës së Posaçme për të rrëzuar kërkesën për transmetimin publik të gjyqit është “antiligjor” dhe synon, sipas tij, të fshehë shkeljet dhe mungesën e provave në këtë çështje.

Ai theksoi se procesi po “bunkerizohet” që të mos dalin në dritë, sipas tij, arsyet reale të arrestimit të Metës.

“Ky proces nuk mund të mbahet i mbyllur. Po bëhet vetëm për të mos u zbuluar e vërteta dhe mungesa e provave”, u shpreh ai.

Më tej, Blushi pretendoi se Meta ndodhet në burg për shkak të qëndrimeve të tij politike, duke përmendur mbrojtjen e integritetit territorial të Shqipërisë dhe Kosovës si arsye kryesore.

Sipas tij, ndaj Metës nuk ekziston “asnjë provë konkrete”, ndërsa e cilësoi të gjithë procesin si të motivuar politikisht. Ai shtoi se drejtësia po përpiqet të shmangë ekspozimin publik të çështjes për të mos u përballur me kritika mbi mënyrën se si është trajtuar.

Nga ana tjetër, autoritetet e drejtësisë nuk kanë komentuar këto deklarata, ndërsa procesi gjyqësor ndaj Metës vijon në Gjykatën e Posaçme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related