Probleme me pasurinë dhe udhëtime të dyshimta, KPA shkarkon nga detyra prokuroren e njohur të Tiranës

Data

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 29 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Sipas Kolegjit, është i drejtë pretendimi i institucionit të Komisionerëve Publikë dhe drejtuesit të SPAK se prokurorja Laze dhe bashkëshorti i saj janë në pamundësi për të vërtetuar burimet financiare të ligjshme për pagesën e këstit të parë të një apartamenti në vlerën 40 mijë euro dhe për këstin e fundit.

Po ashtu, Kolegji ka gjetur të drejtë dhe shkakun e ankimit për pamundësinë e krijimit të gjendjes cash, për arsye të mosvërtetimit të ligjshmërisë së të ardhurave të bashkëshortit nga avokatia. Sipas KPA, për këto të ardhura nuk u provua shlyerja e detyrimeve tatimore.

Për një ngastër toke dhuruar bashkëshortit, trupi gjykues i KPA vlerëson se subjekti nuk shpjegoi bindshëm marrëdhënien e bashkëshortit me dhuruesit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related