Probleme me e-Albania dhe sistemin “SelfCare”, qytetarët e bizneset ankohen për mosfunksionim të platformave online

Data

Platforma shtetërore e-Albania po përballet sërish me probleme teknike, duke krijuar vështirësi për qytetarët dhe bizneset në aksesimin e shërbimeve online.

Sipas ankesave të raportuara gjatë dy ditëve të fundit, shumë përdorues nuk kanë mundur të hyjnë në sistem për të shkarkuar dokumente bazë, si certifikatat personale apo familjare. Mosfunksionimi i platformës ka penguar edhe kryerjen e aplikimeve të tjera administrative, përfshirë procedurat për rimbursime, shërbime të kadastrës, kartën e shëndetit dhe verifikimet e sigurimeve shoqërore.

Probleme janë raportuar edhe me sistemin “SelfCare”, i përdorur nga bizneset për fiskalizimin, rakordimin e faturave dhe lëshimin e faturave elektronike. Sipas përdoruesve, platforma shpesh del jashtë funksioni ose punon me ndërprerje, duke krijuar vonesa në procedurat financiare dhe tatimore.

Ankesat vijnë në një moment kur qeveria ka paralajmëruar zgjerimin e mëtejshëm të shërbimeve digjitale dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në administratën publike, përfshirë edhe sistemin e prokurimeve publike.

Ndërkohë, financimet për sektorin e qeverisjes elektronike janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Sipas të dhënave të publikuara, në vitin 2025 fondet për e-qeverisjen arritën në mbi 20 miliardë lekë, ndërsa në katër vitet e fundit totali i investimeve ka shkuar në rreth 48.4 miliardë lekë.

Paralelisht, SPAK ka nisur hetime për dyshime mbi abuzime me fondet e AKSHI, institucioni përgjegjës për menaxhimin e platformës e-Albania dhe infrastrukturës së shërbimeve elektronike shtetërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related