Pro dhe kundër/ Pse nuk bind Rama për “rrugaçin e lagjes” TikTok

Data

Toksiciteti me të cilin algoritmi i TikTok ka ushqyer prej vitesh fëmijët që jetojnë në Shqipëri do të fshihet me detyrim nga menu e telefonit, të paktën për një vit. Bllokimi i aplikacionit së shpejti u njoftua nga kryeministri Edi Rama, i cili e kishte paralajmëruar atë, pas vrasjes së Martin Canit, nxënësit 14-vjeçar të shkollës Fan Noli në Tiranë.

Në një sallë të mbushur me qindra mesues dhe prindër, ku nuk pipëtinte askush, Rama e krahasoi TikTok-un me “rrugaçin e lagjes”, atë që askujt nuk i pëlqen ta shohë të shoqërohet me fëmijën e tij.

“TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Kemi bërë hulutimiet tona në aspektin teknologjik, do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për 1 vit ne do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë. Pastaj dhe gjatë atij viti do të shikojmë se si do të veprojnë vendet e tjera, çfarë do të nxjerrë teknologjia për filtra etj., si do të reagojë TikTok“, njoftoi Rama.

Bllokimi i TikTok me ligj, mund të shihet me pozitivitet, si një masë që i vjen në ndihmë çdo prindi të shqetësuar për ekspozimin e të miturve përkundrejt botës virtuale, aty ku filtrat janë të pakët dhe kujdesi për më të vegjlit nuk ekziston, aty ku mund të bien pre e shembujve të papërshtatshëm, përballë të cilëve janë të paaftë të gjykojnë dhe të mbrohen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related