Studiuesi Taulant Muka është shprehur se Policia duhet të vërtetojë nëse diplomat e Princ Lekës janë të falsifikuara.
Komentet Muka i bëri në emisionin “Good Morning Albanians”, ku tha ka shumë zyrtarë dhe intelektualë në Shqipëri, që paraqiten si të tillë, duke falsifikuar diplomat e tyre.
Ai tha gjithashtu se përsa i përket pjesës personale mes çiftit, ajo duhet të mbetet brenda familjes.
“Leka ka mbajtur pozicionin si këshilltar i Bashës kur ka qenë ministër i Jashtëm për 3 vite, ka qenë këshilltar i Veliajt dhe këshilltar i Presidentit. Pra ka mbajtur pozicione të rëndësishme shtetërore, për të cilat nevojitet një edukim i nevojshëm.
Pra në videon që unë pashë, ky ishte shqetësimi publik që unë kisha, pastaj çdo gjë personale duhet të qëdrojë brenda familjes. Ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme shtetërore, për të cilat nevojitet një shkollim i duhur, por nga ana tjetër edhe një eksperiencë në pozicionet që ka mbajtur.
