Aksident i rëndë në vend, përplasen tre automjete, zbardhen detajet e para

Data

Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën paralel me portin në qytetin e Durrësit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8.30 në aksin Durrës-Plazh. Nga përplasja e atomjeteve, njëra prej tyre ka pësuar dëme të mëdha, ndërsa dy të tjerat më pak.

Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se drejtuesit e automjeteve nuk kanë pësuar lëndime. Nga të dhënat e para shkak për aksidentin ka qenë mosrespektimi i distancës së sigurisë. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po merret me hetimin e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related