Austria është e gatshme të bisedojë për gjetjen e një zgjidhjeje kreative me Bullgarinë dhe vlerëson se zbatimi i politikës së zgjerimit është aktualisht më i rëndësishmi për Bashkimin Evropian – thotë presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, në një intervistë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë.
Sipas saj, ministrja për çështje evropiane dhe ndërkombëtare e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, dëshiron që bisedimet për zgjidhjen e këtij kontesti të mbahen në Vjenë.
Radio Evropa e Lirë: Zonja presidente, ingerencat e presidentit janë kryesisht në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë. Aktualisht, dy çështje janë më të rëndësishmet: bllokimi i integrimit evropian dhe marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, që kap vlerën e 6 miliardë eurove në formë kredie investuese. A jemi më afër apo më larg nisjes së negociatave për anëtarësim në BE sesa një vit më parë, duke pasur parasysh që Qeveria bullgare ka kujtuar se përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë nuk është i vetmi kusht i Sofjes për këtë proces?
