Në disa qarqe, si Gjirokastra, Vlora dhe Fieri, popullsia në moshë pune ka më shumë persona në ngarkim për tu kujdesur, të tillë si fëmijë dhe pleq.
Koeficienti i varësisë së përgjithshme mat popullsinë 0-14 vjeç dhe atë mbi 65 vjeç ndaj popullsisë në moshe pune 15-65 vjeç.
Sa më shumë të rinj dhe pleq të ketë një qark i caktuar, aq më e lartë është barra e popullsisë në moshë pune për kujdesin ndaj tyre.
Psh në qarkun e Gjirokastrës koeficienti i varësisë së përgjithshme është 65 për qind. Kjo do të thotë se popullsia 0-14 vjeç dhe popullsia +65 vjeç është sa 65% e popullsisë në moshe pune (15-65 vjeç). Popullsia në moshë pune në këtë qark është më ngarkuara financiarisht për grup -moshat e tjera që nuk janë në tregun e punës në krahasim me qarqet e tjera.
Të dhënat tregojnë Gjirokastra është më e ngarkuar në kujdesin ndaj pleqve se sa fëmijëve. Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulëtin nga qarqet e tjera (19,0%) dhe raportin më të lartë të moshuarve (46,1%).
