POLITIKE “Dy komisionet hetimore s’e zgjidhin ngërçin”, Këlliçi shpërthen ashpër: Kërkesat tona janë të qarta vetëm se…

Data

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi insiston se oferta e mazhorancës për ngritjen e 2 ose 3 komisioneve parlamentare për të zgjidhur ngërçin parlamentar nuk është e duhura dhe nuk mjafton.

I ftuar në  një emision televiziv, Këlliçi deklaroi se tashmë me ligjin e ri të komisioneve hetimore opozita i ka humbur disa nga atributet e saj, teksa shtoi se duhet zgjidhur dhe çështja e komisionit të reformës zgjedhore dhe bashkëkryetarit të saj.

“Në dijeninë time kërkesat tona nuk kanë ndryshuar, kryefjala mbeten komisionet hetimore dhe zgjidhja e ngërçit në komisionin e reformës zgjedhore. Nesër duhet të shohim qëndrimin. Zgjidhja është në dorën e mazhorancës. Nëse pranojnë të zbatojnë Kushtetutën jemi të gatshëm. Duhet të presim zhvillimet e mëtejshme. Vetëm 2 komisione hetimore nuk e zgjidhin ngërçin. Rama ndërroi ligjin për komisionet hetimore dhe tashmë normaliteti nuk mund të vendoset vetëm me dy komisione hetimore”, tha Këlliçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related