Policia publikon planin e qarkullimit për koncertin e Kanye West, kufizime në disa akse të Tiranës më 11 korrik

Data

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë publike masat e qarkullimit që do të zbatohen më 11 korrik, në kuadër të koncertit të artistit amerikan Kanye West (Ye), i planifikuar të zhvillohet në zonën e Kasharit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ditës së shtunë do të ketë kufizime të përkohshme të lëvizjes së automjeteve në disa akse rrugore të kryeqytetit, me qëllim garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e trafikut.

Kufizimet e qarkullimit

  • Nga ora 07:00 deri në 24:00
    • Ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës Durrës–Tiranë, nga zona “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Segmenti do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet që operojnë në zonë.
    • Ndalohet gjithashtu qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës Durrës–Tiranë, pranë rrethrrotullimit të “Casa Italia”.
  • Nga ora 12:00 deri në 24:00
    • Bllokohet segmenti “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho”.
    • Kufizohet qarkullimi në segmentin rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori”, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Policia njofton gjithashtu se në aksin Ura e Institutit – Casa Italia mund të ketë bllokime të pjesshme, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve në aktivitet.

Gjatë orareve të kufizimit, akses në zonat e bllokuara do të kenë vetëm automjetet e emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të planifikojnë paraprakisht lëvizjet e tyre, të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë udhëzimet e efektivëve të policisë të angazhuar në terren.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related