“Po shkruaj nga këndi i qelisë nr.6”/ Salianji për negociatat: Një hap më shumë drejt Brukselit, melhelm për Shqipërinë

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nuk ka ngurruar t’i kushtojë disa rreshta zhvillimeve të fundit të politikës, ku Shqipëria ka çelur kapitullin e parë për integrimin në Bashkimin Europian.

Salianji është ulur duke shkruar disa rreshta nga një kënd i qelisë nr.6 siç ai vetë e thekson, teksa shprehet se lajmi mbi avancimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në, një hap më shumë drejt Brukselit, është pozitiv, në gjithë atmosferën mbytëse në Shqipëri

Letra e plotë e Ervin Salianjit:

Kënd nga qelia nr.6- Për Shqipërinë në BE.

Lajmet e mira, pak më vonë se të këqiat, sidoqoftë mbërrijnë dhe në qelitë e të burgosurve politikë. Kështu lajmi mbi avancimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në, një hap më shumë drejt Brukselit, është pozitiv, në gjithë atmosferën mbytëse në Shqipëri e pavarësisht se autokrati e ka hapur shampanjën e fitores së gënjeshtërt edhe 8 herë të tjera vitet e shkuara. Mundet që ndokush nuk e përjeton të tillë, sepse ndërsa duket se këtu po bëhen hapa pas, kur janë vënë në dyshim parime dhe vlera, liri e të drejta që u arritën para 34 viteve me rrëzimin e regjimit komunist, edhe kur shihet se sundimi i qeverisë dhe kontrolli i institucioneve nga një dorë është fakt dhe shfaqet në gjithë përmasat e tij si e kundërta e Europës, hapen negociatat. E pra sërish e gjithmonë zgjidhja e vetme është; më shumë Europë.

Ka idealistë që me të drejtë shqetësohen me paradoksin se si disa zyrtarë të Brukselit mbështesin autokratin e korruptuar. Por, serish e ne çdo rast, më shumë Europë, është melhemi për plagën tonë. Sa më afër BE-së, aq më i madh ekspozimi i qeverisjes së keqe, aq më e dukshme fotografia e realitetit të demokracisë nën thundër në Tiranë. Ai ka për t’i marrë nderet e rastit, fotot dhe levdatat. Janë thjesht kortezia e protokollit. Eshtë shoqëria, shqiptarët, që në fakt i kanë të gjitha meritat.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related