“Po e mjelni PD-në për interesa personale”/ Salianji shpërthen ndaj kupolës

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lëshuar akuza të forta ndaj drejtuesve të lartë të PD-së, duke i akuzuar se po e përdorin partinë për interesa personale dhe jo për fitore elektorale apo përfaqësim real të demokratëve.

Sipas Salianjit, sa herë afrohen zgjedhjet, lidershipi mbyllet në vetvete dhe vendimmarrja përqendrohet te 2–3 persona, të cilët hartojnë listat duke përjashtuar jo vetëm demokratët aktivë, por edhe kandidatët që dalin të parët në gara. Ai theksoi se kjo praktikë po përsëritet në shumë degë të partisë dhe po dëmton rëndë besimin e strukturave dhe anëtarësisë.

Salianji solli si shembull raste ku janë përjashtuar struktura të tëra për të imponuar drejtues sipas vullnetit të lidershipit, ndërsa tentativat për bashkim opozitar, sipas tij, po bëhen duke injoruar zërin e demokratëve dhe duke ulur në tryeza figura pa kredibilitet.

Ai u shpreh se ndryshimi nuk ndërtohet me frikë, por me guxim, garë dhe hapje ndaj brezit të ri, duke theksuar se PD nuk duhet të jetë një parti “qaramane”, por një forcë politike e aftë të fitojë. Salianji theksoi se nëse ka dikë që mund ta bashkojë opozitën dhe të ofrojë më shumë besueshmëri, atëherë ai duhet të jetë kandidati për kryeministër, sepse qëllimi duhet të jetë fitorja dhe jo ruajtja e karrigeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related