Paralajmëroi “sulm” nga Serbia, ja kush është ish-gjenerali që do të jetë raportuesi për Kosovën në PE

Data

Riho Terras, eurodeputet i Partisë Popullore Evropiane (EPP), pritet të emërohet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE). Terras fitoi popullaritet në vitin 2022, kur paralajmëroi NATO-n për një sulm potencial të Serbisë ndaj Kosovës. “Raportet që vijnë nga Kosova janë shumë shqetësuese. Serbia mëson nga vëllai i madh rus dhe mund të sulmojë Kosovën.

Ne duhet të jemi të fortë”, shkroi Terras në platformën “X” në qershor të vitit 2022, në kohën e tensioneve mes Kosovës e Serbisë. Nga viti 2019 deri në vitin 2024, në këtë pozitë ka shërbyer eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, ndërsa për pesë vjetët e ardhshme, raportues për Kosovën në legjislativin e ri evropian pritet të jetë eurodeputeti estonez, i cili ka qenë shef i shtabit të mbrojtjes së Estonisë.

Ai po ashtu ka qenë pjesë e përbërjes paraprake të PE-së. Raportuesit e PE-së janë përgjegjës për hartimin e raporteve të përvjetshme mbi situatën në vendet kandidate apo vendet që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian (BE). Terras postoi një fotografi në “X” javën e kaluar në shoqërinë e ambasadorit të Kosovës, Agron Bajrami, teksa krahas fotografisë shkroi: “Përparimi i Kosovës në rrugën drejt BE-së është thelbësor për të ardhmen evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor”. Ai nuk është estonezi i vetëm që do të trajtojë çështjet e Kosovës.

Këshilli i BE-së emëroi diplomatin estonez, Aivo Orav, në postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut në Prishtinë në korrik të këtij viti. Ish-kryeministrja estoneze, Kaja Kallas, gjithashtu, në cilësinë e shefes së diplomacisë së BE-së, do të ketë punë në dialogun Kosovë-Se

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related