Plasin skenarët pas arrestimeve të bujshme që po përgatit SPAK, ja befasitë dhe ngjarjet e papritura që mund ta…

Data

I pari që e artikuloi këtë tezë ishte aleati i Sali Berishës Nard Ndoka. Ai tha në një studio televizive se kryeministri Rama ka negociuar me qeverinë e SHBA-ve dhe është vendosur që zgjedhjet do të drejtohen nga një qeveri kujdestare, ndërkohë që me këtë shtyrje do t’i jepet edhe më shumë kohë KQZ-së për votën e diasporës. Ndoka u shpreh se këtë e ka informacion të sigurt, teksa shtoi se jemi në prag të shpalljes së një organizate kriminale të lidhur me kokainën në Shqipëri, që mund të sanksionohet nesër. “Trump po ndryshon botën. Ai bën çdo minutë një lëvizje për ndryshimin e këtij realiteti dhe për fatin e mirë tonin përfshihet edhe Shqipëria. Nuk është se është vëmendja vetëm te Shqipëria, por ai e ka me gjithë botën. Edhe pjesa e administratës që ishte më parë, padiskutim që kishte një axhendë të tillë. Kërkonin rotacionin, kërkonin që data e zgjedhjeve të shtyhej.

Dhe kjo është e negociuar edhe me kryeministrin Rama. Ja unë e them për herë të parë, e kam shkruar në Facebook që informacionin e kam tepër të sigurt. Që Rama ka në tryezën e tij që zgjedhjet duhet të shtyhen në tetor, që zgjedhjet duhet të drejtohen nga një qeveri kujdestare dhe kjo do të sanksionohet edhe në Kushtetutë. Kjo bëhet që t’i jepet mundësi më tepër diasporës, jo vetëm për çështjen e regjistrimit, por edhe të konsolidimit të këtij procesi. Që t’i jepet më tepër kohë edhe KQZ. Të çlirohemi nga një person që ka mbi kurriz 2 dosje, babloku vetë që është kapur në krim zgjedhor dhe nuk mund t’i drejtojnë këto zgjedhje. Kemi një hap akoma më përtej, ne jemi në prag të shpalljes së një organizate kriminale të lidhur me kokainën në Shqipëri, që mund të sanksionohet nesër. Personazhe të kësaj bande shkojnë deri afër kryeministrit. Ne kemi shumë surpriza dhe ngjarje përpara, çfarë ne na shpie drejt tetorit për zgjedhjet parlamentare”, tha Ndoka.

Paralajmërimi i avokatit

Mundësinë për tu shtyrë zgjedhjet e artikuloi si skenar dhe avokati Gylsen Zhllima. “Unë shikoj që brenda PD po bëhet një lojë se si do të fitojnë 46 mandate dhe nga 46 mandate shikoj që PD bën protesta për të arritur një marrëveshje që nuk mund të jetë doemos me zotin Rama, por unë mendoj se do të jetë një marrëveshje përtej Shqipërisë. Kush do të jetë negociatori? Do të shohim nëse Grenell mund të ndërhyjë në zgjedhjet në vendin tonë ashtu siç bëri në Kosovë. Kemi dhe skenarin tjetër që po diskutohet që zgjedhjet të shtyhen në tetor. Unë mbaj rezerva ligjore sepse zgjedhjet në tetor nuk janë brenda Kushtetutës që do të thotë janë shkelje të afatev kushtetuese. Në këtë rast mund të kemi ndërhyrjen dhe të një faktori të huaj, për të bërë qeveri teknike dhe për të shtyrë zgjedhjet. Pritet çdo marrëveshje e mundshme. Mund të kemi një dakordësi politike nga PS-PD. Këta janë marrë me të huajt. Kur iu është djegur karrigia, atëherë ata i kanë prishur marrëveshjet me ndërkombëtarët. Kemi fakte konkrete si marrëveshja Rama-Basha, por edhe në 2020 kur Yuri Kim tha se “topi është në fushën e Bashës”, tha avokati Gylsen Zhllima në një studio televizive.

Paralajmërimi i analistit

Edhe analisti Denis Dyrnjaja ka paralajmëruar dje një mars intensiv. Ai tha se mund të kemi dhe një shtyrje të zgjedhjeve të 11 majit për shkak të çështjeve të SPAK. Sipas tij priten dhe non grata të reja nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. “Ky është një motiv i fortë për SPAK, që të thellojë dhe zgjerojë hetimet dhe sipas informacioneve marsi do jetë më intensiv dhe në vijim duke mos u ndalur fare as për procesin e zgjedhjeve, madje nëse do kemi një tërmet tektonik për goditje të figurave të forta sikundër po pritet dhe po përflitet, mund të kemi dhe në shtyrje të zgjedhjeve. Nëse nuk ndalemi vetëm tek kryebashkiaku i Tiranës por nëqoftëse do goditen dhe figura të tjera politike siç janë për shembull Belind Këlliçi është thirrur disa herë në SPAK, Xhaçka po ashtu, Taulant Balla, ish nënkryetari bashkisë ka një çështje penale në hetim, djali Berishës, po hetohet Limioni në Sarandë, pra prokurorët kanë një sërë çështjesh në dorë që mund të tronditin vendin dhe kjo mund të kërkojë një shtytje të datës së zgjedhjeve. Priten non grata nga SHBA, edhe këto do kenë një ndikim, priten non grata të reja, janë marrëveshje të bëra, lëre çfarë thonë jo Soros etj etj, administrata e Trump ja ka përgatitur dosjen Berishës, por e zbatoi administrata që erdhi. Le ta themi ftohtë dhe qetë që do ketë vazhdimësi të non gratave”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related