Mero Baze denoncon se Ulsi Manja dhe Olsi Dado donin ta arrestonin me dijeninë e Edi Ramës,Berisha zbardh kërc*nimin…

Data

Gazetari Mero Baze ka shpërthyer në akuza ndaj Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe prokurorëve të SPAK, duke i cilësuar ata si pjesë e një skenari politik për ta arrestuar për shkak të mbrojtjes publike që i ka bërë kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një reagim, Baze përmend forcat speciale që u përdorën për të shoqëruar ish-kryebashkiakun drejt një klinike, dhe thotë se ishte vetë Manja që raportoi te Rama dhe disa ministra se “kishte rrezik” që ai të takohej me të. Edhe pse nuk përmend drejtpërdrejt emrin e kryeministrit si urdhërues, gazetari nënkupton se Rama ka qenë në dijeni dhe nuk ka vepruar për të ndaluar këtë “çmenduri”.

Në thelb të denoncimit të tij, Baze lë të kuptohet qartë se pas Manjës dhe makinës së përndjekjes politike, qëndron vetë Edi Rama. Ai e nxjerr kryeministrin si një dorë të padukshme që jo vetëm dinte çdo hap, por e dirigjonte prapaskenën kundër Veliajt dhe atyre që e mbrojnë. “Përpara skandalit të fundit të Ulsi Manjës, që i çoi 30 forca speciale për ta shoqëruar në 250 metra rrugë përballë burgut ku ishte klinika, dëgjova dhe lexova lajme që në fillim mu dukën përpjekje për t’u tallur. Në një prej tyre thuhej se Veliaj nuk është i sëmurë por do shkojë në spital se do të takojë Mero Bazen. Këtë e boton portali i një fundërrine që mburret gjithë ditën që pi kafe me Dumanin dhe Olsi Dadon si dhe një TV që është sekuestruar ngaqë pronari është trafikant droge, por qeveria dhe Ulsi Manja nuk guxon të shkojë t’i marrë çelësat dhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Ky pra, që i dërgon 30 policë një ish-kolegut të tij në burg për ta terrorizuar, Ylli Ndroqit nuk guxon t’i çojë një përmbarues t’i marrë çelësat e pronave që i ka sekuestruar shteti, për të mos thënë që bën pazare me të. Pas aksionit, disa miq të mi më thanë se jo vetëm Ulsiu, por dhe Olsi Dado, ishte bërë gati të më “arrestonte” po të më gjente në spital. Pastaj më thanë se vet Ulsiu ja ka raportuar këtë kryeministrit dhe disa ministrave se “ishte e detyruar të çonte forcat speciale” se ai do takonte Mero Bazen. Vetëm unë nuk e dija që Veliaj do shkonte në spital dhe që unë do shkoja ta takoja. Kjo çmenduri e ushqyer nga mashtrues ordinerë, që për fat të keq janë dhe ministra, vjen e gjitha nga fakti që janë vegla të një mekanizmi persekutimi politik ndaj një njeriu të pafajshëm, tashmë që është në burg dhe shpikin arsye pse kanë mobilizuar forca policore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related