Plas lufta mes demokratëve, besnikët e Berishës shpërthejnë në sulme dhe akuza të forta ndaj Bardhit, i kërkojnë të…

Data

Kriza e thellë brenda Partisë Demokratike ka shpërthyer në mënyrë dramatike, ndërsa besnikët e Sali Berishës kanë nisur sulme të ashpra ndaj Gazment Bardhit, duke e akuzuar atë për tradhti dhe dështim në mbrojtjen e ish-kryeministrit që po qëndron në “arrest shtëpie” sa i takon dosjes “Partizani”. Disa ditë më parë gazeta “SOT” zbuloi se Berisha prej 4 muajsh nuk i hap telefonin zotit Bardhit, duke i bërë dalje dhe paralajmëruar se ai nuk është në projektet e tij sa i takon skuadrës së Partisë Demorkatike që do të garojë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Por së fundmi tensionet janë rritur ndjeshëm, teksa grupi i Berishës, veçanërisht gazetari Bledian Koka dhe avokati Genc Gjokutaj, i kanë kërkuar Bardhit të denoncojë arrestimin e liderit të tyre dhe të rishikojë qëndrimet e tij politike. Në këtë klimë të tensionuar, grupi i Bardhit po shihet si tradhtar nga aleatët e Berishës, duke thelluar përçarjet dhe duke ndikuar në stabilitetin e brendshëm të partisë. Pra ky konflikt publik ndihmon në ndriçimin e përçarjeve të thella dhe ndërlikimeve që karakterizojnë momentin e tanishëm të politikës shqiptare, duke e bërë këtë situatë një nga më të komplikuarat në historinë e brendshme të PD-së.

Koka kritika Bardhit

Konkretisht gazetari Bledian Koka ishte kritik ndaj qëndrimeve të kreut të grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, teksa ky i fundit mbajti fjalën dje në nisje të sesionit të ri parlamentar. I ftuar në emisioni Task-Forcë me Sonila Meçon, gazetari Koka i kujtoi dje Bardhit se nuk mundet një parti opozitare të mos flasë për arrestimin shtëpiak të kryetarit të PD, Sali Berisha, në një kohë kur mazhoranca po tenton me çdo formë a mënyrë ta shkatërrojë opozitën. Sipas Kokës, fjalimi i Bardhit nuk ka sens sa kohë që Rama e ka gjunjëzuar opozitën dhe kjo sipas gazetarit, nuk mund të amnistohet. “Fjalimi i Bardhit ishte sikur i një Shqipëria normale, sikur është çdo gjë është normale. Kritika për opozitën, s’mund të niste pa kujtuar se Berisha është në arrest shtëpie, po tenton ta shkatërrojë atë. Një çmenduri dhe non sens i madh që e ka gjunjëzuar opozitën dhe ka burgosur liderin e saj. Pa dhënë zgjidhje kësaj çështjeje s’mund të kishte kërkesa të reja. Bardhi gaboi ku tha se ata nuk janë armiq të opozitës. Ata s’mund të amnistohen si armiqtë e opozitës, ata janë armiqtë e të gjithë qytetarëve. Lideri i opozitës është në burg, dramë e madhe e s’mund të kalojë si gjë normale, në moment që shoh Bardhin me këta që vendosën të shkelin Kushtetutën. Për prova që s’i njeh askush dhe një SPAK që është në funksion të Ramës dhe nevojave të tij politike. Kjo gjë s’mund të amnistohet e certifikohet në fjalën e parë të kreut të grupit parlamentar”, tha Koka. Por deklarata e tij duket dhe si një lloj sinjali se kanë nisur krisjet mes Berishës dhe Bashës. Koka punon te televizioni “Syri TV” që njihet si i familjes Berisha dhe dyshohet se ka miqësi të ngushtë me Shkëlzen Berishën. Dhe si duket kjo deklaratë e fortë jep sinjale se po nis një përplasje e re Berisha-Bardhi.

Gjokutaj sulmon Gazment Bardhin

Por pas gazetarit Bledian Koka, ndaj zotit Gazment Bardhi ka ardhur një sulm edhe nga Genc Gjokutaj, avokat i Berishës, i cili ka reaguar dje ashpër në rrjetet sociale. “Lirimi i Liderit Demokrat Profesor Doktor Sali Berishës nuk mund te bëhet nga delinkuentët e SPAK dhe as nga Irenat & Co siç e pretendojnë dhe ëndërrojnë ata që nuk kanë mendje të ndare për tu përballur me të gjitha format deri edhe fizike me këtë Diktaturë që shtiret si aplikacion i lumturisë se shqiptarëve! Edi Rama nuk mund të shkojë në zgjedhje si mësuesi i politikes shqiptare ndërkohë që nxënësit përfshirë edhe Opozitën ta shajnë nëpër dhëmbë apo edhe kur ai del nga klasa! Vonesa e Opozitës prej 3 minutash në hyrjen ne Kuvend nuk është argumenti për mungese respekti nga mazhoranca! Arrestimi i Liderit të Opozitës nga mazhoranca me synim zhbërjen e saj pas dështimit me variantin e Lul Bravës është arsyeja minimale që seanca e sotme ta kthente sallën e Kuvendit në një “gijotinë” të korrupsionit moral dhe material të kësaj mazhorancë! Të nderuar antiqeveritarë të vërtetë! Sali Berisha ka bërë shumë për demokracinë në Shqipëri! Aq shume sa e shpëtoi PD nga atentati Rilindas! Sot e tutje duhet të ngrihemi për lirimin e Tij se paku për ti kthyer borxhin që i kemi”, shkruan Gjokutaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related