Gazetarja Ola Xama është shprehur se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave do të ishte më mirë po të mbyllej dhe të zëvendësohej nga një program kompjuterik.
Gjatë një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, gazetarja Xama më tej thekson se ILDKPKI është kthyer në një institucion parazit dhe se mjafton të shihen hetimet e kryera vitet e fundit nga Prokuroria për të kuptuar se pasurimi i paligjshëm i zyrtarëve dhe konflikti i interesave është i përhapur në të gjithë administratën.
Në reagim ajo shton se institucioni ka dështuar edhe sa i takon qëllimit të krijimit të tij, që është transparenca në deklarimin e pasurisë së zyrtarit.
Sipas saj në faqen e internetit ku duhet të ishin deklaratat nuk funksionon prej 3 vjetësh dhe të dhënat për deklaratat e vitit 2021 dhe 2023 kundërshtohen të vihen në dispozicion të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile edhe përmes ushtrimit të të drejtës për informim.
Xama shprehet se ILDKPKI nuk bërë gjë ndër vite, por disa zyrtarë i harroi, e për ca të tjerë gjeti kurajon të hetojë pasi lanë detyrën. Sipas saj ky është një sistem robot i programuar për të mbajtur online deklaratat e pasurisë dhe që me anë të algoritmeve do të kapte deklaratat me flamuj të kuq, do të ishte 100 herë më efikas se inspektoriati që është sot.
