Plagosja me armë zjarri në Lezhë, reagon policia dhe zbulon si ndodhi ngjarja: 54-vjeçari po lëvizte me automjet kur u qëllua

Data

Agron Puka ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të rij mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës. Bëhet me dije se 54-vjeçarit i kanë zënë pritë sapo ka lënë fëmijët te shkolla.

Agron Puka ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ende nuk dihet si kanë ndodhur rrethanat e ngjarjes.

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related