Plagoset nxënës në Kukës, u godit nga inertet pranë shkollës në rikonstruksion

Data

Një nxënës i një shkolle 9-vjeçare në Kukës ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës, pasi u godit nga materiale inerte të hedhura nga një kantier ndërtimi.

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”, e cila është aktualisht në proces rikonstruksioni. Sipas informacioneve paraprake, i mituri po përpiqej të merrte topin pranë kantierit kur nga kati i tretë i godinës janë hedhur materiale inerte që e kanë goditur, duke i shkaktuar dëmtime që kërkuan ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Fillimisht ai është dërguar në spitalin rajonal të Kukësit për ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Burime nga terreni bëjnë me dije se në zonën e punimeve mungonin masat e plota të sigurisë dhe izolimi i kantierit. Pas ngjarjes, Inspektoriati i Punës ka ndërhyrë duke bllokuar punimet dhe duke vendosur shiritat e sigurisë.

Autoritetet pritet të hetojnë rrethanat e plota të incidentit dhe të përcaktojnë përgjegjësitë përkatëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related