Rama synon Shqipërinë pa para cash/ Ekspertët: Plan jorealist dhe i rrezikshëm

Data

Kryeministri shqiptar Edi Rama fitoi një mandat të katërt në maj, duke u premtuar qytetarëve shqiptarë se do ta çonte vendin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Në mesin e korrikut, ai njoftoi një plan tjetër të madh për të njëjtin afat kohor: “Ne kemi një ambicie: që deri në fund të kësaj dekade, Shqipëria të bëhet një shoqëri pa para të gatshme, që do të thotë se të gjitha ndërveprimet dhe transaksionet financiare janë plotësisht dixhitale“, u tha ai përfaqësuesve të startup-eve dhe sektorit të teknologjisë dhe inovacionit në një takim të titulluar “Shqipëria 2030 – një vizion drejt integrimit evropian”.

Ajo që nevojitet është më shumë përmirësim i aftësive“, vazhdoi ai, duke theksuar se mjetet e nevojshme për një Shqipëri pa para të gatshme tashmë ekzistojnë. “Unë besoj se nëse arrijmë të përcaktojmë siç duhet planin e rrugës përpara, ky qëllim është plotësisht i arritshëm dhe do ta çlirojë vendin nga një barrë e rëndë praktikash të vjetruara dhe joefikasitetesh që rëndojnë jetën e përditshme”, tha Rama.

Gjithçka tingëllon shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Por a është kështu?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related