Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, tha në një studio televizive se Partia e Lirisë nuk i kishte më të njëjtat kuota si ato të katër viteve më parë në zgjedhjet e 2021, ku mori katër mandate.
Megjithatë, sipas Bardhit, Zoti Berisha iu ofroi të njëjta mandate që ata kishin marrë në 2021, pra katër të tilla, vetëm për të bërë gjithë faktorin opozitar bashkë.
Zoti Berisha iu ofroi të njëjta mandate që ata kishin marrë në 2021, pra katër të tilla. Po ta jap shembullin e Qarkut të Fierit, Partia e Lirisë kishte marrë 1 mandat dhe ne ofruam 1 mandat. Në 2021 kishin 13 mijë vota, ndërsa në zgjedhjet e fundit morën 1900 vota. Pra, po të ishte për numra, nuk e meritonin mandatin nga lista e PD-së, por për efekt bashkimi të çdo faktori opozitar, iu ofrua ajo që kishin pasur në 2021. Berisha ishte i gatshëm të jepte nga pushteti i tij vetëm që bëhej bashkë i gjithë faktori opozitar.”
