Dhunuan autorin e plagosjes me thikë në Dvoran, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Data

Katër personat e arrestuar pas ngjarjes së plagosjes së 27-vjeçarit në fshatin Dvoran të Korçës dolën këtë të hënë përpara Gjykatës së Rrethit.

Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tre prej tyre dhe hetim në gjendje të lirë për një tjetër.

Konkretisht, me “detyrim paraqitje” u lanë Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa Thanas Paskali do të hetohet në gjendje të lirë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Aleks Qiqi ka pësuar plagë të lehta, të shkaktuara nga të katër personat e arrestuar. Ngjarja ndodhi pasi Qiqi plagosi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra, çka çoi në reagimin e menjëhershëm të tyre që e goditën.

Sa i takon autorësisë së plagosjes me thikë, gjykata do të zhvillojë seancën në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, pasi i dyshuari ndodhet ende nën kujdes mjekësor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related