Petro Koçi shpjegon arsyet pse propozoi nismë që të mos kandidojnë apo emërohen në funksione publike persona që përdhosin simbolet kombëtare

Data

Deputeti socialist Petro Koçi shpjegoi arsyet pse propozoi nismë që të mos kandidojnë apo emërohen në funksione publike persona që përdhosin simbolet kombëtare. I ftuar në një studio televizive, Koçi e cilësoi si një projektligj që plotëson dekriminalizimin. “Ky është projektligj që plotëson ligjin e dekriminalizimit. Zgjedhja do të thotë që ti t’i shërbesh me adhurim republikës. Është fare pa sens që KQZ e ka të pamundur të ndalojë persona që janë dënuar për përdhosje të simboleve kombëtare. Pse duhet që persona që e urrejnë republikën dhe kanë përdhosur simbolet e saj të kandidojnë e me demek të përfaqësojnë republikën”, tha ai në një intervistë. Kjo iniciativë spunton e ka marrë nga rasti i Fredi Belerit, shtoi Koçi. “Spunton e ka marrë nga Beleri. Ky projektligj i shpëton dhe partitë politike nga mëkati. Edhe PD e LSI do ta kenë të pamundur nesër që të kandidojnë figura që janë përfshirë në ngjarje të rënda apo që janë dënuar nga gjykata për përdhosje të republikës. Kjo është një çështje që lidhet me standardet ligjore të republikës së Shqipërisë. Si ndalohet një spiun i shërbimeve sekrete që ta ndalosh të kandidojë për kryetarë partie.” Kjo nismë depozituar në Kuvend nga deputeti socialist Petro Koçi parashikon ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për ata persona që i ka cilësuar si “tradhtarët e Kombit”. Nga ana tjetër, për juristin Rome Kara ky ligj duhet të ishte standard edhe për certifikimin e personave që merren ne jetë publike përveç atyre të politikës. “Ky ligj duhet të ishte standard për certifikimin e personave që merren me politikë dhe për personat që merren me jetë publike e pastaj edhe në administratë e sektorë të tjerë me rëndësi. Ne e kemi të parashikuar në kod penal që ndjekin penalisht dhe persona që nuk kanë shtetësi shqiptare që përdhosin simbolet tona. Jashtë shqiptarët edhe kur nuk arrijnë të përvetësojnë mirë e jo më të mos respektojnë historinë në Britani dhe në vende të tjera nuk e marrin atë shtetësinë dhe pasaportën, pra këtu duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Jemi në një udhëkryq interesash. Jemi bërë shesh betejë edhe të zbulimeve tuaja por në mënyrë të tillë që të krenohen njerëzit që janë anti-shqiptar që të përdhosin dinjitetin e këtij vendi nuk do lejohen”, tha Koçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related