Përplasje në Kuvend: Paloka akuzon Ramën për shkelje marrëveshjesh dhe lojë politike

Data

Seanca plenare u tensionua sërish teksa debati për zgjedhjen e Avokatit të Popullit vijon të mbajë të bllokuar procesin prej tre vitesh. Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, akuzoi hapur maxhorancën se po manipulon procedurat për të kontrolluar institucionin që tradicionalisht i takonte opozitës ta propozonte.

Gjatë fjalës së tij, Paloka ironizoi idenë se Partia Socialiste mund të respektojë një “marrëveshje xhentëlmenësh”, ndërsa theksoi se është iluzion të besohet se Edi Rama do të veprojë në bazë të marrëveshjeve politike apo praktike të konsensusit parlamentar.

“Kulmi i naivitetit të presësh marrëveshje xhentëlmenësh nga Rama”

“Këtë e kam thënë qartë edhe tek kolegët e mi,” tha Paloka. “Prisni që Edi Rama të zbatojë marrëveshje xhentëlmenësh? Duhet të jesh shumë naiv për ta besuar. Ky parlament ka mbaruar me kohë për sa i përket etikës dhe praktikave politike.”

Sipas tij, maxhoranca nuk respekton më as rregulloren e Kuvendit, as Kushtetutën, dhe aq më pak marrëveshje politike që garantonin balancat institucionale mes palëve.

“Edhe po të sillnim një kandidat të vetëm, ju s’do ta pranonit”

Paloka theksoi se argumenti i socialistëve, të cilët po i referohen firmave të mbledhura nga opozita, është thjesht një “lojë politike”. Ai deklaroi se PD e tërhoqi mbështetjen për kandidatët pasi procesi u deformua nga ndërhyrjet politike të mazhorancës.

“Keni luajtur me firmat si t’ju ketë dashur qejfi,” tha ai. “Edhe sikur të kishim ardhur me një kandidat të vetëm, ju s’do ta pranonit. Të gjithë e dinë këtë.”

Sipas tij, mazhoranca u bë “bujare” vetëm pasi pa se opozita kishte mbledhur firmat e duhura, ndërsa qëllimi i vërtetë i PS është të vendosë kandidatin e saj për Avokatin e Popullit.

“Mbylleni farsën dhe kalojeni në votim”

Në një ton të prerë, Paloka u shpreh se mazhoranca po shkon drejt një farse të hapur politike dhe se procesi tashmë është komprometuar plotësisht.

“Mbylleni këtë farsë të radhës, kalojeni në votim dhe vazhdojmë,” përfundoi ai, duke theksuar se opozita nuk ka iluzione për rezultatin, pasi vendimmarrja sipas tij është e paracaktuar nga Edi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related