Përplasje e fortë në rrugën “Egnatia”, tre persona dërgohen me urgjencë në spital

Data

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua rreth orës 13:00 në rrugën “Egnatia”, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën për shkaqe që ende nuk janë zbardhur plotësisht.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. S. u përplas me mjetin tjetër me drejtues shtetasin I. N., duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Si pasojë e përplasjes, u plagosën të dy drejtuesit e automjeteve si dhe një pasagjer që ndodhej në njërin prej mjeteve. Të lënduarit u transportuan menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related