Përplasën për vdekje 80-vjeçarin dhe u larguan nga vendngjarja, dy shqiptarë në pranga në Britani

Data

Dy shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi dyshohet se kanë përplasur për vdekje me makinë një këmbësor rreth 80 vjeç dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën A289 Gads Hill, në zonën Gillingham të Kentit, pak pas orës 12:00 të mesditës së së hënës. Viktima u gjet pa shenja jete në Grange Road.

Sipas autoriteteve britanike, Albert Matraxhiu, 28 vjeç, banues në Edgware, Londër e Veriut, akuzohet për vrasje, ndërsa Erald Paci, 29 vjeç, nga Chatham, Kent, akuzohet për prishje të provave. Të dy të arrestuarit pritet të dalin përpara gjykatës të premten.

Policia e Kentit kishte nisur kërkimin e tyre pas publikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, ku shiheshin dy persona duke u larguar nga vendi i aksidentit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related