Rrëfimi i Nuredin Dumanit për lirimin e parakohshëm nga burgu është nën verifikim nga SPAK.
Një burim nga grupi i hetimit tha për Top Channel se kartela e tij është tërhequr prej burgjeve dhe aty tregohet se Nuredin Dumani la qelinë si një i shpallur fajtor, dënuar me tre vjet kusht, mbasi një grup mjekësh ligjore shkruan për të që kishte probleme të rënda shëndetësore.
Por SPAK nuk e ka sekuestruar ende vendimin e dënimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, një verdikt që TCH e siguroi përmes burimeve mbasi gjykata e kryeqyteti nuk ja vendosi në dispozicion sipas të drejtës për informim. Në seancën ku Dumani u dënua në 2014, gjyqtari tregon se i akuzuari mungon mbasi ishte i shtruar në qendrën spitalore në sallën e reanimacionit për shkak të problemeve kardiake
