Lëvizja antikomuniste e Postribës është përkujtuar këtë të hënë në 78-vjetorin e saj.
Por njësoj si një vit me parë, mbërritja e kryetarit te Bashkisë Shkodër Benet Beci u shoqërua me reagime të disa të pranishmëve, ku njeri prej tyre shkelmoi edhe lulet e vendosura nga kryebashkiaku
Eliona Shkreli, anëtare e Këshillit Bashkiak të PD-së në Shkodër tha përmes një interviste televizive, se Beci me praninë e tij provokoi qytetarët dhe përveç kësaj ai kishte marrë dhe Policinë e Shtetit me vete në këtë aktivitet.
“Ardhja e zotit Beci provokoi një situatë të pakëndshme. Beci vjet ka marrë mandatin e kryebashkiakut, e ka bërë dhe vitin e kaluar, ka qenë pjesë e organizimeve dhe e ka parë reagimin e banorëve që menjëherë sa është larguar kanë hequr kurorat me lule që kishte vendosur Beci dhe pjesa tjetër e administratës së bashkisë.
Ka pasur komunikim, në momentin që Beci ka mbërritur banorët i kanë dalë parë dhe i kanë thënë që nuk duhet të jesh, po provokon. Pavarësisht se banorët kanë tentuar të mos e lejojnë që ai të bëhej pjesë e ceremonisë, ai ka shkuar dhe ka kryer nderimin e tij dhe sapo ka dalë nga ambientet kur ka dalë banorët e irrituar kanë thërritur “turp”.
Ai donte të ecte në këmbë, por duke para dhe ndezjen e banorëve ai hipi në makinë dhe u largua.
Beci është anëtar i PS që është rrjedhojë e Partisë Komuniste. Përveç se prezenca e tij provokoi, kishte marrë dhe Policinë e Shtetit për të provokuar banorët. Ai një situatë të ngjashme e ka përjetuar dhe vitin e shkuar. Këtë vit solli dhe Policinë e Shtetit. Sot është arrestuar nga policia personi që vjet ka hequr kurorat me lule, e kanë marrë nga kafja dhe e kanë çuar në komisariat dhe e kanë mbajtur aty deri në orën 10: 00.”
