Përmbytje në Vlorë: uji hyn në qendra votimi, qytetarët kalojnë mes pellgjeve për të votuar

Data

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur sot disa zona të Vlorës, duke krijuar kaos në rrugë dhe në disa qendra votimi.

Si pasojë e kanalizimeve të bllokuara raportohet se uji ka depërtuar në ambientet e qendrave të votimit ku qytetarët kanë nisur të votojnë prej mëngjesit të sotëm për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

Qytetarët janë detyruar të kalojnë mes pellgjeve për të hyrë në qendrat e votimit, ndërsa raportohet se autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për menaxhimin e situatës.

Vlora, i njohur si bastion i PS-së, ka qënë sot qyteti me pjesmarrje më të ulët të votuesve. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 14:00 vetëm 9.38% e zgjedhësve kanë votuar në këtë qytet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related