Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, e cila ka miratuar edhe ndryshimet në statut. Sipas këtyre ndryshimeve, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj emërohen nënkryetarë të partisë.
Flamur Noka tha se sipas këtyre ndryshimeve, kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit automatikisht per shkak te funksionit jane nënkryetarë te PD.
Noka ka deklaruar se sot është bërë edhe akti final i bashkimit tërësor të grupit opozitar.
“Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, kryetari i partisë dhe kryesia propozuan ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ia kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore.Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51 ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD”, u shpreh Noka.
