Përdh@nimi dhe vr@sja mak@bër e studentes greke, shqiptari duhet t’i japë 905 mijë euro dëmshpërblim familjes së Eleni Topaloudi

Data

Aleksandër Luca duhet t’i japë një dëmshpërblim prej 905 mijë euro familjes së Eleni Topaloudi, 21-vjeçares e cila u përdh@nua dhe u vr@ nga i riu shqiptar dhe një shtetas grek.

Vendimi u dha nga Gjykata e Rodosit për dëmin psikologjik, ankthin dhe dhimbjen që u ka shkaktuar ngjarja të afërmve të viktimës.

Krimi ndodhi në Pefkos Lindos në nëntor 2018, ku dy autorët, Aleksandër Luca dhe një 28-vjeçar grek Manolis Koukouras, fillimisht përdhunuan dhe torturuan Eleni për tre orë, më pas tentuan të pastronin vendin e krimit duke çuar në një vend të izoluar

Studentja greke ishte ende gjallë kur dy të rinjtë e hodhën nga një shkëmb në det, duke i shkaktuar vdekjen.

Autorët u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje e 21-vjeçare

Prindërit e Eleni, Ioannis Topaloudis dhe Kyriaki Armoutidou, vëllai i saj, gjyshja dhe të afërm të tjerë, iu drejtuan gjykatës civile duke kërkuar dëmshpërblim për ankthin që u shkaktoi vrasja e 21-vjeçares.

Padia e tyre, nxjerr në pah brutalitetin e paprecedentë të akteve, si dhe mashtrimin dhe mënyrën metodike me të cilën autorët tentuan të fshehin veprimet e tyre kriminale.

Gjykata rrëzoi padinë ndaj të riut grek, ndërsa u pranua padia ndaj babait të 26-vjeçarit

Vrasësi dhe përdhunuesi shqiptar duhet të paguajë shumat e mëposhtme:

-240.000 euro babait, Ioannis Topaloudis

-240.000 euro nënës, Kyriaki Armoutidou

-200.000 euro vëllait të Eleni Topaloudit

-100.000 euro gjyshes së Eleni Topaloudit

-100.000 euro trashëgimtarëve të gjyshit të Eleni Topaloudit

-25.000 euro për secilin nga dajat e Eleni Topaloudit

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related