Përcillet për në banesën e fundit Rexhep Meta, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta marrin pjesë në ceremoninë mortore në Çepan të Skraparit

Data

Është zhvilluar sot ceremonia mortore e Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Në ceremoninë e lamtumirës, e cila u mbajt në fshatin Çepan të Skraparit, mori pjesë edhe Monika Kryemadhi, e cila iu bashkua familjarëve dhe të afërmve për nderimet e fundit.

I pranishëm në ceremoninë mortore ishte edhe vetë Ilir Meta, pasi autoritetet kompetente i dhanë leje të posaçme për të lënë ambientet e paraburgimit dhe për të marrë pjesë në përcjelljen e të atit drejt banesës së fundit.

Sipas raportimeve, Meta u shoqërua gjatë gjithë kohës nga forca të Policisë së Burgjeve, të cilat garantuan zbatimin e procedurave të sigurisë gjatë pjesëmarrjes së tij në ceremoninë mortore.

Rexhep Meta u varros në varrezat e fshatit Çepan, vendlindja e familjes Meta në zonën e Skraparit.

Ceremonia u zhvillua në praninë e familjarëve, të afërmve, miqve dhe personave të ardhur për të shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e familjes Meta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related