Pensioni minimal nga 100 mijë lekë të vjetra në muaj do të kalojë në 150 mijë lekë të vjetra në muaj…

Data

Eksperti i njohur i ekonomisë, Fatos Çoçoli ka analizuar skemën e re të pensioneve. Në analizën e tij, ai shprehet se pensioni minimal nga 100 mijë lekë të vjetra në muaj do të kalojë në 150 mijë lekë të vjetra në muaj. “U zhvillua në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare për Reformën në Sistemin e Pensioneve në Shqipëri. Banka Botërore është një institucion ndërkombëtar, që ka këshilluar dhe mbikëqyrur reformën e pensioneve në 121 vende të botes në 60 vitet e fundit. Ka eksperiencë të jashtëzakonshme të mbledhur, sidomos nga dështimet e dhjetëra e dhjetëra skemave të pensioneve publike e private, kudo në botë. Sepse, për fat të keq, historia na tregon se një në tri skema të provuara pensionesh nga 137 qeveri të ndryshme po në botë, ka dështuar “me sukses”.

Prandaj dhe Banka Botërore thekson tri urdhëresa-parime në këtë proces. Urdhëresa e parë të thotë: Mos rregullo një skemë që nuk funksionon, por provo diçka të re. Dhe anasjellas, mos provo diçka të re, kur një skemë funksionon. Urdhëresa e dytë është të zgjedhësh mes dhimbjes afatshkurtër dhe dhimbjes afatgjatë, se reformë pa dhimbje nuk ka. Urdhëresa e tretë ka të bëjë me faktin se reformimi i skemës së pensioneve është maratonë, nuk është vrap i shpejtë, sprint. Qeveria po provon t’i zbatojë në praktikë të tria parimet-urdhëresa të Bankës Botërore. I ka hyrë detit në këmbë dhe është e ndërgjegjshme për këtë. Në tetor 2024, kryeministri ndërmori një tur nëpër Shqipëri, me një pjesë të mirë të qeverisë, për të shpjeguar sfidën e qeverisjes së tij me pensionistët. Reforma e re në pensione do të shpallet së shpejti. Pensioni minimal nga 100 mijë lekë të vjetra në muaj do të kalojë në 150 mijë lekë të vjetra në muaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related