“Pengesat e Berishës në fushatë do anashkalohen”/ Boçi: Nuk ka pjesë Bardhi në PD, sepse

Data

Nënkryetari i PD-së Luciano Boçi tha në MCN se kryedemokrati Sali Berisha do të jetë aktiv përgjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2025, dhe mungesa e pranisë së tij fizike, sipas tij, do të zëvendësohet nga puna në terren e drejtuesve politikë.

“Berisha ka thënë që do jetë shumë aktiv përgjatë fushatës. Në raport me situatën e burgosjes së tij, asgjë s’ka ndryshuar, është sërish i burgosur. S’ka një pengesë të shtuar, pengesa është e ditur por edhe e tejkaluar nga z.Berisha. Ajo që pjesë që mbulohet nga angazhimi i liderit, duhet të kompensohet nga puna e drejtuesve politik në terren të PD-së. Çështja e mungesës së liderit është problem në anën e prezencës fizike, aq më tepër z.Berisha me karizmën e tij di të ngjallë frymë dhe të rrisë besimin e anëtarësisë së PD. Situata është e ngjashme me pandeminë e Covid-it. Tani jemi në pandemi kriminale. Komunikimet do vazhdojnë online dhe besoj se ajo pjesa e frymës që transmeton z.Berisha, do jetë prezente, do mbillet dhe do përhapet, dhe kjo pengesë do anashkalohet”.

Duke u ndalur te Shkodra, ku është drejtues politik për zgjedhjet e ardhshme, Boçi tha që përkatësia fetare nuk përbën problem në këtë qytet. I pyetur nëse mund të garojë Berisha si deputet në Shkodër për të sfiduar Ramën, Boçi deklaroi se kjo gjë i përket vetë liderit demokrat dhe nuk është diskutuar.

Është vendimi i z.Berisha që e përcakton, nuk kemi diskutuar një gjë të tillë. Loja e balancimit është lojë që bëhet dhe realizohet në bazë të valencës që kanë figurat dhe është gjë normale, nuk ka ndonjë çudi”.

Ai shprehet se Partia Demokratike është e bashkuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related