Peizazhi i bardhë mbulon Dardhën dhe Voskopojën, dëbora arrin deri në 10 cm

Data

Qarku i Korçës është zgjuar mëngjesin me reshje dëbore, të cilat kanë qenë prezente në lartësitë mbi 1300 m dhe vijojnë akoma.

Në Dardhë dhe Voskopojë, raportohet se trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm.  Reshjet nuk kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve por drejtuesit duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndërkohë një pjesë tjetër e qarkut të Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related