Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, i cili u shpreh në një intervistë se PD ka nevojë për riorganizim nga degët deri tek Kryesia pas humbjes së zgjedhjeve.
Berisha theksoi se PD është parti e hapur dhe transparente, por shtoi se gjatë kësaj periudhe është e fokusuar, sipas tij, në paraqitjen e të vërtetava të mëdha të asaj që e quan farsë elektorale.
Por, garantoi ish-kryeministri, “nuk do të pengojnë PD të bëjë analizën më të plotë të këtij procesi në raport me strukturat e veta dhe funksionin e saj”.
