PD: Si i planifikoi Blendi Gonxhe vjedhjet dhe i dha miliona euro tendera Xhemal Qefalisë

Data

Partia Demokratike ka denoncuar ministrin e Ekonomisë, Blendi Gonxhe, se ka dhënë miliona euro tendera të paracaktuar për deputetë të PS-së dhe kompani të cilave u është ndaluar pjesëmarrja në tendera publikë.

PD thekon se sapo mori detyrën, Gonxhe nisi me planifikimin për strategjitë e vjedhjeve të radhës.

PD denoncon se, në Shkurt të vitit 2024 kur u krijua shoqëria aksionere në varësi të tij, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Gonxhe nxitoi të emëronte në detyrën e administratores Arlinda Pogan, drejtoreshën e famshme të prokurimeve të përmendur së bashku me vetë Blendi Gonxhen pa hesap në raportet e KLSH-së për performancën gropë të prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Tiranë’.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, shprehet se zyrtarët e Ramës nuk penalizohen por promovohen për shkeljen e ligjit.

Më tej, në Nëntor të vitit 2024, Operatori i Blerjeve të Përqendruara i Blendi Goxhes zhvilloi procedurën e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar, për blerje ushqimesh për Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në sistemin e Burgjeve, me fond limit total 26.1 milion euro, të ndarë në 6 lote, dhe afat të kontratës 48 muaj nga data e nënshkrimit të marrëveshjes kuadër.

Shkeljet

Autoriteti kontraktor i Blendi Gonxhes, në kundërshtim me parimet e prokurimit publik, ka përdorur marrëveshjen kuadër si mjet prokurimi, në kundërshtim me qëllimin e saj sipas nenit 52 të ligjit 162/2020 ‘Për Prokurimin Publik’ i ndryshuar.

Por ligji në dorën e maliqit Gonxhe dhe Pogas u përdor si mjet për të rritur fondin limit në miliona euro dhe siguruar lidhjen e kontratave me afat 4 vjeçar në kundërshtim me nenin 2, nenin 3, të LPP, por edhe VKM nr.285/2021 ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit Publik’ indryshuar, neni 106 pika 3 ku shkruhet: “Autoriteti/enti kontraktor nuk lidh kontrata shumëvjeçare për punë, mallra ose shërbime, për të cilat bëhen planifikim dhe përdorime vjetore, që gjenden lehtësisht në treg dhe mund të prokurohen normalisht“.

Në DT, OBP-ja e Blendi Gonxhes ka përcaktuar se ofertuesve nuk u lejohet të mbështeten në kapacitetet e subjekteve të tjera, duke shkelur në mënyrë flagrante LPP i cili mbron këtë të drejtë të operatorëve ekzaktësisht me nenin 84 të tij.

Vlerësimi i ofertave u krye në zbatim të rregullave të “shefit” Gonxhe dhe jo legjislacionit për prokurimit publik, pasi fituesit e paracaktuar u shpallën të tillë me ofertat e paraqitura pothuajse sa fondi limit, kështu do paguhen:

  • 4.9 milion euro për të blerë bukë;
  • 1.6 milion euro për të blerë vezë;
  • 7.8 milion euro për të blerë bulmet;
  • 4.8 milion euro për të blerë ushqime bazë;
  • 4.6 milion euro për të blerë fruta-perime;
  • 5 milion euro për të blerë mish.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related