PD dhe mbështetësit zbresin në bulevard, nis protesta e opozitës kundër qeverisë

Data

Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin qendror të kryeqytetit, duke nisur protestën kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Tubimi vjen pas përplasjes politike lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, për të cilën opozita akuzon mazhorancën se ka bllokuar heqjen e imunitetit, duke mos lejuar vijimin e procedurave të kërkuara nga SPAK. Sipas opozitës, ky veprim përbën një pengesë të drejtpërdrejtë për drejtësinë dhe një mbrojtje politike ndaj zyrtarëve të lartë.

Protesta shënon nisjen e një cikli të ri tubimesh opozitare, të paralajmëruara prej kohësh nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai iu bashkua protestuesve rreth orës 18:30, duke marshuar në këmbë nga selia e Partisë Demokratike drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

Në deklaratat e tij, Berisha ka theksuar se opozita ndodhet përballë një momenti vendimtar dhe se përplasja me qeverinë do të vijojë si në rrugë institucionale ashtu edhe në shesh, për aq kohë sa, sipas tij, mazhoranca vazhdon të pengojë drejtësinë dhe të mbrojë korrupsionin.

Protesta e sotme nisi me rreth 30 minuta vonesë, ndërsa në bulevard janë mbledhur mbështetës të PD-së nga Tirana dhe rrethe të tjera të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related