Tapë në timon, Kozakut i sekuestrojnë makinën luksoze. Momenti kur ia marrin me karrotrec

Data

25 persona janë arrestuar dhe proceduar gjatë javës së fundit nga Policia Rrugore e Tiranës pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mes tyre për drejtim në gjendje të dehur të mjetit, 8 pa patente dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike.

22 leje drejtimi janë pezulluar, 12 automjete janë bllokuar, përfshirë 3 me targa të huaja.

Një prej mjeteve të sekuestruara është i personazhit të njohur të TikTok, Kozaku.

Sipas informacioneve, policia rrugore e Tiranës ia sekuestroi mjetin pasi konstatoi se në orën 3 të natës ai kishte hyrë live në rrjetin social TikTok, dyshohet në gjendje të dehur ku shfaqej duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara në zonat e banuara, si dhe duke shkelur semaforët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related