Pas Veliajt pritet fundosja e Ballukut, tuneli i Llogarasë si qokë e Ramës për komshiun e Erdoganit “gropa e zezë” e…

Data

Prokuroria e Posaçme nuk do të ndalet vetëm me hetimin pasuror të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish drejtorë të Bashkisë. SPAK pritet ta ngrejë stekën edhe më lart, duke shkuar deri te numri dy i qeverisë, Belinda Balluku. Ministren rrezikon ta fundosë afera e tunelit të Llogarasë, e cila po hetohet nga prokurorët specialë. Balluku akuzohet se në bashkëpunim ka kryer veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Sipas dosjes që ndodhet në tryezën e SPAK, projektit të tenderit të tunelit të Llogarasë iu fryn kostot me 30 milionë euro, që i shkuan një kompanie turke, e cila nuk bëri asnjë punim.

Gjithashtu, kemi të bëjmë me një fitues të përcaktuar, pas një takimi në Ankara, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, 21 ditë para rishpalljes së tenderit. Në këtë takim ka qenë e pranishme Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama.  Por si u arrit kjo marrëveshje që rrezikon t’i bëjë “gropën” Ballukut? Ministrja njoftoi zyrtarisht në tetor 2021, se  fitues i zbatimit të projektit që lidh Vlorën me Palasën ishte shpallur bashkimi i konsorciumit turk: – INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll) – SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787.  Një muaj pasi fituan tenderin, në nëntor 2021, konsorciumi turk i kompanive themeluan në Shqipëri degën e tyre “INTEKAR – ASL”. Kompania “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT” zotëron 30% të aksioneve me përfaqësues Serkan Çam dhe kompania tjetër  “ASL INSAAT TAAHHUT” zotëron 70% të “INTEKAR ASL” me përfaqësues Abdulkadir Kart.

Kulisat

Kompania ASL Construction është në pronësi të Abdulkadir Kart, ish-deputet i AKP-së në Rize, krahu i djathtë dhe njëherazi fqinj i Erdogan.  Dukshëm, ndikimi i kësaj kompanie është shtrirë edhe në Shqipëri, falë lidhjeve miqësore të Edi Ramës me presidentin turk, Erdogan.  Sipas mediave të huaja, kompania në fjalë ka qenë në qendër të akuzave në Turqi, për favorizim në tendera, ku i janë dhënë 4.7 miliardë lira turke nga fondet publike, vetëm në 10 projekte zhvillimi.  Dyshohet se ka qenë vetë Edi Rama që i ka kërkuar Ballukut që tenderin për tunelin e Llogarasë t’ia kalojë kompanisë turke për t’i bërë qokën “Sulltanit”. Balluku nuk pranoi në fillim , por marrëveshja u arrit dhe pazari u firmos në Turqi, një fakt i konfirmuar edhe nga ish-ministri në arrati Arben Ahmetaj, i cili e denoncoi i pari këtë aferë.

Çfarë shkruajnë mediat e huaja për Abdulkadir Kart?

Një tender publik me vlerë 4.7 miliardë TL iu dha në 11 vjet ASL İnşaat, një kompani që është në pronësi të ish-deputetit të AKP-së nga Rize dhe fqinjit të afërt të Erdoganit, Abdulkadir Kart. Kostoja e tenderëve të dhënë vetëm nga Bashkia Metropolitane e Stambollit për kompaninë e Kart është 2.4 miliardë TL. Në periudhën 11-vjeçare midis 2010 dhe 2020, institucionet publike dhanë tendera për 10 projekte të mëdha buxhetore me vlerë 4 miliardë e 700 milionë TL për ASL İnşaat, në pronësi të Abdulkadir Kart të AKP-së. Nga këto 10 tenderë, 4 u dhanë nga Bashkia Metropolitane e Stambollit (IMM) gjatë periudhës së AKP-së. Kostoja totale e katër tenderëve të veçantë të dhënë ASL İnşaat nga IMM është afërsisht 2 miliardë 400 milionë TL.

Ndërtimi i stadiumit

Sipas lajmit të İsmail Arı nga Birgün, tenderi i organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve të Infrastruktura e Bashkisë Metropolitane të Stambollit në vitin 2016 për “Ndërtimin e Tunelit të Autostradës Haliç – Unkapanı” iu dha ASL İnşaat, së bashku me Yapı Merkezi İnşaat dhe partnerin STFA İnşaat, për një total prej 2 miliardë 98 milionë TL. Tenderi i organizuar nga Departamenti i Çështjeve Teknike për “Ndërtimin e Stadiumit të Başakşehir” iu dha partneritetit të biznesit Kalyon İnşaat dhe ASL İnşaat, të njohur si “banda e pesë personave”, për një çmim rreth 135 milionë TL. Administrata e Ujësjellës Kanalizimeve të Stambollit (ISKI), e lidhur me Bashkinë Metropolitane të Stambollit, i dha dy tenderë të veçantë ASL İnşaat. Tenderi i organizuar nga ISKI në vitin 2016 për “Ndërtimin e ujit të pijshëm të ndryshëm për pjesën e parë të rajonit aziatik” iu dha ASL İnşaat për 61 milionë TL.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related