Pas protestës së PD-së, gjykata liron 4 të arrestuarit – Caktohet “detyrim paraqitje” për protestuesit

Data

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e katër protestuesve të arrestuar pas protestës së Partisë Demokratike, e zhvilluar më 22 dhjetor përpara kryeministrisë. Për ta, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, në përputhje edhe me kërkesën e Prokurorisë.

Në seancën gjyqësore, në mbështetje të protestuesve ishin të pranishëm edhe disa deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati.

Një ditë më parë, Policia e Shtetit kishte njoftuar se katër persona ishin arrestuar pasi, sipas saj, kishin hedhur lëndë djegëse artizanale dhe kishin kundërshtuar efektivët e rendit gjatë protestës. Po ashtu, shtatë persona të tjerë u proceduan penalisht, ndërsa u bë e ditur edhe nisja e hetimit ndaj Ervin Minarollit, sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

Nga ngjarjet e ndodhura gjatë protestës, mbetën të lënduar tre punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital, si edhe një simpatizant i opozitës që u përfshi nga flakët e lëndës djegëse.

Vendimi i gjykatës për lirimin e protestuesve vjen në një kohë tensionesh politike dhe protestash të vazhdueshme të opozitës, ndërsa hetimet për ngjarjet e protestës vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related