Pas operacionit, kryeministri Edi Rama i rikthehet axhendës politike. Mësohet se kreu i qeverisë do të mbledhë sot në një takim kryetarët e Bashkive.
Mbledhja do të zhvillohet rreth orës 10:00 në ambientet e Kryeministrisë. Ky takim vjen disa muaj pas takimit të fundit në muajin korrik, ku një nga detyrat kryesore që u la kryebashkiakeve ishte përshpejtimi i procesit të legalizimeve.
