Pas kreut të Hamasit, Izraeli njofton eliminimin e një tjetër komandanti në Gaza/ IDF: Ishte kërcënim i menjëhershëm

Data

Izraeli ka njoftuar se ka eliminuar një tjetër komandant të Hamasi gjatë një sulmi ajror në Gaza Strip.

Sipas deklaratës së Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), komandanti Bahaa Baroud dyshohej se ishte i përfshirë në planifikimin dhe organizimin e sulmeve kundër ushtarëve izraelitë dhe civilëve.

Ushtria izraelite tha se Baroud konsiderohej një “kërcënim i menjëhershëm” për trupat izraelite dhe se u godit gjatë një operacioni ajror të cilësuar si preciz.

“Baroud përbënte një kërcënim të menjëhershëm për trupat e IDF-së dhe u godit dhe u eliminua në një sulm ajror të saktë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Njoftimi vjen vetëm një ditë pasi Izraeli deklaroi se kishte vrarë edhe Izz al-Din al-Haddad, të identifikuar si komandant i krahut ushtarak të Hamasit, në një tjetër operacion në Gaza.

Situata në rajon vijon të mbetet tepër e tensionuar, ndërsa sulmet ajrore dhe përplasjet mes Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë në disa zona të territorit palestinez.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related