Pas deklaratës për Selinën në BBV5, bashkëshortja i dërgon mesazh Mirit: Jam me ty, dashuria jonë është e shenjtë

Data

Një moment emocional është transmetuar në spektaklin Big Brother VIP Albania, gjatë rubrikës së njohur “Big Love”, ku banorët marrin mesazhe nga familjarët dhe njerëzit e tyre të afërt.

Këtë herë në qendër të vëmendjes ishte Miri, i cili mori një mesazh nga bashkëshortja e tij. Ky moment erdhi pas Prime-it të së martës, ku u transmetua një klip në të cilin ai dëgjohej duke thënë se e do Selinën, një deklaratë që shkaktoi shumë diskutime mes banorëve dhe publikut.

Pavarësisht reagimeve, bashkëshortja e tij zgjodhi t’i dërgonte një mesazh mbështetës përmes rubrikës “Big Love”, duke treguar se qëndron krah tij.

“Mos ki merak për çdo hap që ke bërë deri më tani. Jam me ty, në anën tënde, dashuria jonë është e shenjtë dhe e vërtetë. Vazhdo si luan që je. Të dua shumë”, shkruhej në mesazhin e saj.

Mesazhi krijoi një moment të ndjerë brenda shtëpisë së BBV5 dhe u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e interpretuan si një shenjë të fortë mbështetjeje ndaj Mirit gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related