Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të mërkure (14 shkurt) është takuar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Takimi mes tyre është zhvilluar në Bruksel dhe erdhi pasi Rama u takua dhe me presidentin e Këshillit të Europës.
Kujtojmë se Rama ndodhet në Bruksel me rastin e pjesëmarrjes në Mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.
