Dy ditë pasi Gjykata e Lartë nuk pranoi të pezullonte masën e arrestit për deputetin Ervin Salianji, KQZ vendosi heqjen e mandatit dhe marrjen në shqyrtim të dokumentacionit të Andrea Mano.
Administrata raportoi se kandidati i radhës në listën e demokratëve plotësonte kriteret
Në këtë mënyrë Ilirian Celibashi vendosi që ti japë mandatin duke bërë që ai të ulet në sallën e Kuvendit në seancën e radhës
Në fakt Kuvendi kishte kërkuar plotësimin e vakancës prej datës 2. Ndërsa në momentin kur Celibashi shqyrtonte zëvendësimin në kuvend opozita u përplas edhe me policinë
