Nuk ka nevojë për komente fakti, që ish-kryeministri Sali Berisha mbllodhi dhe instaloi në zyrat e larta të pushtetit të tij të fundit 2005-2013, të gjithë krerët e kupolës së shërbimit famëkeq të SHIK-ut të viteve 1992-1997. Të larguar jashtë vendit prej krimeve të tyre, të bëra gjatë pushtetit presidencial të piramidave “Berisha-Sude”, krerët e SHIK-ut dhe “jeniçerët” e tire në mbarë vendin e njoftuan eu rekrutuan përsëri nga Sali Berishës në pushtetin e tij të dytë. Të marrë nga një copë “letër pafajësie” të paragjykojë gjyqtarëve të “plepave” të Berishës me urdhër të Berishës dhe me “sigurinë e paprekshmërisë” para ligjit mbi mbrojtjen e pushtetit të “duarve të pastra”, ata u graduan në kupolën e saj. pushtetit të Berishës. Nuk ishte rastësi, që në vitin 2005 Sali Berisha i ktheu eksponentët më të “zinj” ish-drejtues të SHIK-ut në krye të pushtetit. Me ta, ai mbajti me dhunë, krimi i trafikut të pushtetit sadist të viteve 1992-1997. I kishin deri në pozicionin gjakësor ndaj politikës, ndaj mediave oqe, ndaj kujtdo që nuk hidhte “vallen” e pushtetit të Saliut në kohën e piramidave.
Çfarë ndodh?
I pari që Sali Berisha solli në Shqipëri ishte Bashkim Gazidede dhe mbi 100 shikas të tjerë në pushtetin qendror dhe afro 1000 shikas në pushtetin lokal nëpër prefektura, të cilët kishin shërbyer në dispozicion të krimeve të pushtetit vandal të sadistit Sali Berisha, i cili në vitet 1992-1997 kishte uzurpuar dhe përdorte për qëllimet e sundimit të tij, gjithë pushtetet. Në shpërblim të shërbimeve të kryera, Sali Berisha i riktheu eksponentët e SHIK-ut famëkeq, përsëri në pushtet. Me këto monstra krimi, Sali Berisha ndërtoi pushtetin e tij dhe kupolën e administratës publike në vitet 2005-2013, duke i shpërndarë ata në krejt strukturën e pushtetit e të PD. Nuk mbeti zyrë qeveritare, shërbimesh publike dhe drejtori qendrore e lokale, që nuk pati si drejtues e mbikqyrës krerë shikas të viteve 1992-1997, të besuar të kryeshikasit Sali Berisha.
Në çdo institucion, zyrat u mbushën me emrat e mirënjohur të listë-borderosë së SHIK-ut të viteve 1992-1997. Afro 40% e tyre u graduan në poste kyçe në administratën e lartë shtetërore, madje deri në zyrat e arsimit, të shëndetësisë, prefekturave, qarqeve, bujqësisë, burgjeve, bashkive e komunave që ende i komandon PD-ja në çdo rreth. Për më tepër, shikasit e kohës së piramidave u graduan dhe “desantuan” deri në zyrat e Ministrisë Jashtme në selitë diplomatike me detyra të larta, në zyrat të Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes, në zyrat e NATO, të Arsimit, të Bujqësisë, të Integrimit, të Kuvendit, të SHISH, të presidencës, të KLD, të licencave, të noterisë e avokatisë. Madje ata u vendosën deri edhe në përfaqësitë speciale të shërbimeve shqiptare në botë të BE, OKB, KiE, OSBE.
Zyrat e qeverisë “Berisha”, me të besuar të SHIK të Berishës
Në krejt administratën publike e atë politike në atë kohë në PD, u rikthyen 840 ish-shikas. Në çdo institucion, nëpunësit e dinin mirë që ata ishin vendosur aty me urdhër të Sali Berishës, si shërbëtorë të tij në çdo lëvizje që bën Berisha për të përdorur, mbrojtur apo uzurpuar pushtetet. Bashkë me ta, Sali Berisha riktheu si “forcë aktive” të gatshme për çdo situatë shërbimi edhe ish-kryepolicë e “kalecë” të policisë sekrete të ish-pushtetit të viteve 1992-1997. Këta ishin emra të njohur të asaj policie, që së bashku me SHIK-un e Gazidedes, dihet se çfarë zullumesh e krimesh makabre kishin bërë ndaj shqiptarëve, intelektualeve, biznesmenëve, artistëve, gazetarëve e opozitës. Të rikthyerit me porosi e urdhër të Berishës dhe të graduar po prej tij në zyrat dhe postet qeveritare, ishin të shumtë. Psh, ishin 24 inspektorë në hipotekë në qendër, 13 në Tiranë dhe 72 në rrethet e vendit. Ishin 113 ish-shikas, drejtorë shkollash. Ishin 92 ish-shikas drejtorë drejtorie në qendër e prefektura. Në ushtri janë graduar 204 ish-shikas. Në diplomaci u emëruan 203 ish-shikas me poste të larta, deri në konsuj e shefa auditimi, apo drejtorë të nivelit të lartë.
Gazidede, krye-banditi i SHIK që kryente dhe zhdukte krimet e Berishës
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Sali Berishës. Ideuesi dhe zbatuesi i gjithë dhunës fizike e psikologjike, që piketonte dhe urdhëronte Sali Berisha kundër medias, opozitës, biznesit, administratës e kujtdo që urdhëronte Berisha në ato vite pushteti absolut. Në vitin 1997, arratiset nga Shqipëria dhe kthehet në vitin 2005, kur gradohet shef i hipotekave. Prononcohet në media për ngjarjet e vitit 1997, i cilëson ato si skemë e shërbimeve sekrete serbe e greke. Befas sëmuret rëndë. Me urdhër të Sali Berishës dhe shpenzimet e qeverisë “Berisha”, çohet urgjent për kurim në Itali. Ndahet nga jeta në një spital provincial napolitan në Itali, nga e njëjta sëmundje që u ndanë dhe Zhulali, Arbnori e Spahia. Nderohet me homazhe prej Sali Berishës dhe PD, vlerësohet si një nga zyrtarët më të shquar të vendit. Aktiviteti i tij kriminal në shërbim të pushtetit “Berisha” përfshin gjithë shoqërinë shqiptare, që nga zyrat e pushtetit, të politikës e deri tek jetët familjare të shqiptarëve.
Ai sulmoi, përçau, dhunoi fizikisht e burgosi ish-të përndjekurit politikë, të cilët kërkonin drejtësi e të drejta sociale prej pushtetit mashtrues “Berisha”. Ai sulmoi dhe shkatërroi mediat e pavarura e ato opozitare, duke rrahur, gjymtuar, kërcënuar e burgosur gazetarë dhe djegur gazeta, shtypshkronja e redaksi gazetash. Ai dhunoi mësuesit, duke u kërkuar atyre të mbyllnin gojën e të mos dilnin në protesta sociale-ekonomike. Ai plaçkiti, dhunoi e zhduku biznesmenë. Ai sulmoi dhe shkatërroi sindikatat. Ai organizoi dhe komandoi e shfrytëzoi për interesa e pushtetit “Berisha” firmat piramidale. Në vitin 1997, kur shqiptarët iu vërsulën pushtetit kriminal të Sali Berishës për shkak të grabitjes që ky dhe banda e tij u bëri me piramidat financiare, Sali Berisha e gradoi famëkeqin “simbol të urrejtjes” popullore Bashkim Gazidede, gjeneral të ushtrisë, të policisë e të pushtetit të degraduar.
Ilir Kumbaro
I akuzuar, i gjykuar dhe i dënuar me prova si rrëmbyes, masakrues dhe zhdukës i biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Një nga figurat më të zeza të SHIK të Bashkim Gazidedes. Ai akuzohet se ishte kundër kujtdo që skedohej prej pushtetit kriminal Berisha, si kundërshtar i pushtetit të viteve 1992-1997. Në vitin 1997 arratiset prej frikës së krimeve që kishte bërë. Ndërron identitet dhe jeton me trajtim social në Londër. Zbulohet prej shërbimeve sekrete angleze dhe vihet përballë akuzës e gjykim it si rrëmbyes, masakrues dhe zhdukës i Remzi Hoxhës. Nuk u kthye në Shqipëri edhe pse kishte oferta prej padronit të SHIK, Sali Berisha, për të ardhur në pushtetin e PD në vitin 2005.
SHIK 1992-1997, kontroll mbi trafiqet dhe krimet e pushtet-familjes “Berisha”
Programi i SHIK i viteve 1992-1997, i drejtuar prej vandalit të pamëshirshëm Bashkim Gazidede në vitet 1992-1997, kishte vetëm 1 objektiv: Dhunë, reprezalje, pranga, burgosje, gjymtim fizik, rrëmbim, përdhunim e zhdukje fizike të kujtdo që shprehej kundër pushtetit të Sali Berishës, ose që denonconte publikisht krimet e atij pushteti piramidal. Nuk mbeti medie, biznes, intelektual, gazetar e qytetar shqiptar, madje edhe kosovarë e të huaj, që nuk u bën viktimë e SHIK, i cili vepronte si një “bandë” rruge e maskuar pas mantelit të shërbimit shtetëror. Në vitin 1997, pasi Sali Berisha e përdori banalisht e barbarisht SHIK, horrat e këtij shërbimi, që nga kreu Bashkim Gazidede, pas futën në luftë civile oficerët e këtij shërbimi, ia mbathën jashtë vendit.
Prej vitesh, ata jetuan në “ekzil krimesh” dhe pas rikthimit të PD në pushtet, me një listë preferenciale si mirënjohje për shërbimet e kryera në vitet 1992-1997, Sali Berisha i riktheu ata në pushtetin e viteve 2005-2013, duke i graduar si shefa në SHIK, si shefa në drejtësi, në diplomaci, në ekonomi, në financa, në polici, në ushtri madje edhe si drejtues në burgje, hipoteka, arsim e shëndetësi. Këta nuk ishin kontingjente nëpunësish që u futën në administratë me konkurrim për meritokraci, por ishin kontingjente krimi të SHIK-ut të Bashkim Gazidedes. Ata u mobilizuan sërish prej Sali Berishës, me në krye gjeneralin famëkeq Bashkim Gazidede, emër dhe veprimtari e cila nuk do të dalë kurrë nga kujtesa e shqiptarëve as për 1 milion vjet. Po ku kanë shërbyer shiksit e Gazidedes në vitet 2005-2013? “Kolonelët e zinj” të SHIK të viteve 1992-1997, nuk u aktivuan as rastësisht, as për “mëshirë” prej Sali Berishës në pushtetin e viteve 2005-2013.
