Pas arratisjes së Ndocit, “fshesa” në burgun e Durrësit: Nga Lulzim Berisha te vëllai i deputetit të PS, 33 të dënuar transferohen në Peqin dhe Fier

Data

Janë zbardhur emrat e 33 të burgosurve që u transferuan nga IEVP Durrës drejt burgjeve të sigurisë së lartë në Peqin dhe Fier, në një operacion të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Transferimi u ndërmor pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, një ngjarje që nxori në pah problematika serioze të sigurisë dhe solli reagim të menjëhershëm nga autoritetet penitenciare.

Mes të transferuarve ndodhen emra të njohur të botës së krimit, si Lulzim Berisha, Orges Molla, Astrit Avdyli, si edhe Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume. Burime bëjnë me dije se përzgjedhja e të burgosurve është bërë mbi bazën e rrezikshmërisë së lartë dhe nevojës për forcim të sigurisë.

Operacioni u shoqërua nga forca të shumta policore dhe u realizua në orët e para të mëngjesit, me qëllim shmangien e çdo rreziku apo incidenti gjatë lëvizjes së të dënuarve.

Lista e plotë e të burgosurve të transferuar:

  1. Agim Gjini – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  2. Lulëzim Selimi – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  3. Algert Rrapi – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  4. Enea Kume – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  5. Elvis Ndreca – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  6. Dhimitër Nina – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  7. Endri Seiti – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  8. Aldi Zonja – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  9. Erind Lasku – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  10. Artur Hoxhosmani – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  11. Artion Çaushllari (alias Gjika) – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  12. Armando Ndreca – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  13. Armand Marvataj – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  14. Astrit Avdyli (alias Balliu) – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  15. Samuel Alfonso Moreno Serrano – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  16. Braniol Liço (alias Ago) – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  17. Orges Molla – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  18. Dorian Beu – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  19. Lulzim Berisha – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  20. Emirjan Beu – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  21. Juxhin Koka – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  22. Enkeli Kërtalli – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  23. Jose Ramos Zacarias Rodrigues Vasques – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  24. Skënder Sufaj – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  25. Gëzim Thartori – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  26. Ismail Zeneli – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  27. Geis Sejfullai – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  28. Klajdi Merkaj – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  29. Ervin Zeqiri – nga IEVP Durrës në IEVP Peqin
  30. Klevis Hoxhosmani – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  31. Morel Kërtalli – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  32. Maksim Ndoci – nga IEVP Durrës në IEVP Fier
  33. Saimir Bilaçaj – nga IEVP Durrës në IEVP Fier

Autoritetet pritet të vijojnë me masa të tjera shtesë sigurie, ndërsa rasti i arratisjes së Ndocit mbetet nën hetim të thelluar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related